Haxhiu dhe Vitia shpërndajnë pako onkologjike në Klinikën e Onkologjisë
U.d. së presidentes Albulena Haxhiu së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, do të bëjnë shpërndarjen e pakove onkologjike, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, “Tetori Rozë”.
Aktiviteti do të mbahet në orën 11:30.
Shpërndarja e pakove synon të përcjellë mesazhin për rëndësinë e ndërgjegjësimit, parandalimit dhe mbështetjes së personave të prekur nga kanceri i gjirit.