Kurti, pjesëmarrës në Konferencën Ndërkombëtare për Fuqizimin e Grave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë sot në ditën e dytë të konferencës ndërkombëtare “Partneritet për Ndryshim: Gratë që Transformojnë Sistemet – Avancimi i Parimeve të Prishtinës 2026–2035”.
Në këtë konferencë marrin pjesë përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare, liderë, ekspertë, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Kosova, rajoni dhe vende të tjera.
Në fokus të diskutimeve janë roli dhe fuqizimi i grave në ndërtimin e paqes dhe sigurisë, si dhe përfshirja e tyre në transformimin e institucioneve dhe shoqërisë.
Konferenca zhvillohet 14 vjet pas miratimit të Parimeve të Prishtinës dhe synon të analizojë progresin e deritashëm, sfidat e mbetura dhe prioritetet për zbatimin e agjendës “Gratë, Paqja dhe Siguria” për periudhën 2026–2035.