Dion Gallapeni optimist për fitoren e Kosovës ndaj Izraelit: Kemi punuar në aspektin defansiv
Mbrojtësi Dion Gallapeni thotë se Kosova është gati për ta mposhtur Izraelin.
Ai për “Klan Kosova” pak para ndeshjes deklaroi se e kanë analizuar ndeshjen, si dhe kanë punuar shumë në aspektin defansiv.
“Normalisht që ndihemi gati. Kemi analizuar mirë kundërshtarin. E dimë që janë një ekip mjaft kualitativ, kanë lojtarë që dinë të luajnë në hapësira të ngushta dhe shpresoj të dalim me rezultat pozitiv”.
“Përmirësimet nga sfida me Austrinë? Normalisht, ana defansive nuk ka qenë në nivelin si ndaj Irlandës, kjo ka qenë pika që kemi punuar më së shumti. Por, normalisht edhe në fazën e sulmit që të jemi më efektiv dhe të shënojmë gola”.
“Ka lojtarë shumë sepse jemi një numër i madh. Kemi katër ndeshje për 10 ditë, kështu që ka ndryshime normalisht. Besoj te lojtarët dhe shpresoj të marrim tre pikët”, deklaroi ai.
Përndryshe, përballja do të nisë nga ora 20:45. /telegrafi