Ambasadorja e izraelit në Kosovë ka disa fjalë për ndeshjen pak para se të nis
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka bërë një postim për ndeshjen Izrael-Kosovë në kuadër të Ligës së Kombeve. Ajo në rrjetin “X” u ka uruar ekipeve “ndeshje të shkëlqyer”.
Ziv në rrjetin “X” ka shkruar:
Sonte, Izraeli dhe Kosova përballen në fushën e futbollit.
U uroj të dyja skuadrave një ndeshje të shkëlqyer, të luajtur me pasion, respekt dhe frymë të vërtetë sportive.
Le ta afrojë edhe më shumë kjo mbrëmje popujt tanë.