Formacionet zyrtare Izraeli – Kosova

“Dardanët” gati për sfidën e sontme ndaj Izraelit.

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot në orët e paradites stërvitjen e fundit në Debrecen, në prag të përballjes me Izraelin.

“Dardanët” kanë zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore, duke përmbyllur përgatitjet për ndeshjen e sontme në kuadër të Grupit 3 të Ligës B të Ligës së Kombeve.

Kosova dhe Izraeli do të përballen sonte nga ora 20:45, në Debrecen të Hungarisë.

Izraeli (4-4-2): 23 Tzur – 4 Shlomo – 21 Azoulay – 5 Nachmias – 15 Peretz E. – 17 Khalaili – 8 Peretz D. – 13 Stoinov – 10 Solomon – 9 Baribo – 20 Abada

Kosova (4-4-2): 16 Saipi – 15 Vojvoda – 17 Krasniqi… – 9 Rrahmani – 8 Matoshi – 4 Krasniqi I. – 19 Kacuri – 5 Dellova – 11 Asllani – 22 Jashari – 3 Avdyli