Të rinjtë protestojnë në Aeroportin e Prishtinës, para mbërritjes së Von der Leyenit

Një grup të rinjsh janë mbledhur sot në shenjë proteste në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, në kohën kur pritet të arrijë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Protestuesit janë mbledhur në hapësirat e aeroportit, ndërsa vizita e Von der Leyenit në Kosovë është pjesë e turit të saj rajonal.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Von der Leyen pritet të zhvillojë takime me krerët institucionalë të vendit. Fillimisht, ajo do të pritet nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, në një takim të paraparë të nisë në orën 12:30.

Më pas, në orën 13:00, presidentja e Komisionit Evropian do të pritet nga kryeministri Albin Kurti në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Komisioni Evropian e ka konfirmuar zyrtarisht vizitën e Von der Leyenit në Kosovë për 1 tetor.

Pas vizitës në Kosovë, Von der Leyen do të udhëtojë drejt Malit të Zi, ndërsa më 2 tetor do të vizitojë Shkupin. /EO