Arrestohet një person në Shtime, iu gjetën armë në shtëpi

Të mërkurën rreth orës 23:18 Stacioni Policor në Shtime ka pranuar një informacion për dy armë zjarri që ndodheshin në një shtëpi në Shtime.

Gjatë kontrollit, Policia njofton se janë gjetur e sekuestruar një pushkë automatike e tipit “AK-47”, së bashku me dy karikatorë të zbrazët, si dhe një pistoletë, me një karikator të zbrazët.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit dhe ndaj personit R.B. (57 vjeç) është iniciuar rasti për veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhet në raport. /Zëri