Tetë raste të dhunës në familje gjatë 24-orëshit të fundit

Gjatë 24-orëshit të kaluar në Polici janë raportuar tetë raste të dhunës në familje.

Rastet janë raportuar në Prishtinë, Fushë-Kosovë, Graçanicë, Ranillug, Gjakovë e Klinë.

Për këto raste janë arrestuar gjashtë persona, raporton Zeri.info.

Raporti i plotë:

Prishtinë / 27.09.2026 – NN. Më 30.09.2026 është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Fushë-Kosovë / 30.09.2026 – 19:29 Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi e njëjta dyshohet se kishte thyer dhe demoluar orenditë shtëpiake. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Fushë-Kosovë / 30.09.2026 – 21:30 Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër, kosovarë, për shkak se pas një mosmarrëveshjeje verbale dyshohet se kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Graçanicë / 30.09.2026 – 20:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti në gjendje të dehur dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Fushë-Kosovë / 30.09.2026 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ranillug / 30.09.2026 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Klinë / 30.09.2026 – 14:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Gjakovë / 30.09.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.