Tetori fillon me mot pranveror, temperaturat deri në 22 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot diell dhe vranësira të pjesshme, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 18 deri në 22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja, me shpejtësi 1 deri në 4 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit: