“Liria ka Emër” thërret qytetarët në protestën e nesërme në Prishtinë

Aktgjykimi i Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të kundërshtohet prapë nesër nga qytetarët në protestën e organizuar nga platforma qytetare “Liria ka emër” e cila do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

Përfaqësuesit e kësaj platforme i kanë ftuar për pjesëmarrje qytetarët. Ndërkohë Iniciativa “Jo në emrin tim” do të mbajë sonte në orën 21:00 protestën e 15-të kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protesta do të zhvillohet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë,

Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër” kanë mbajtur konferencën e radhës ku u kanë bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën gjithëpopullore të ditës së nesërme e cila do të mbahet në orën 16:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për ta kundërshtuar aktgjykimin e  Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Kosova nuk ka qenë agresori. Shqiptarët e Kosovës kanë qenë viktima të një regjimi që për vite të tëra ua kishte mohuar lirinë të drejtat dhe dinjiteti”, tha Ismail Tasholli  “Liria ka emër”.

Tasholli dhe Zogiani e kujtuan protestën studentore të 1 Tetorit 1997 ku thanë se 29 vjet më vonë, qytetarët do të mblidhen sërish në Prishtinë për të kërkuar drejtësi. Ndërkaq më 10 tetor protestë do të mbahet edhe në Bruksel.

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka emër” kërkuan veprim të menjëhershëm nga Qeveria dhe Kuvendi për shqyrtimin dhe procedimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Ndërkohë për protestën e nesërme është publikuar edhe orari dhe pikat e nisjes së autobusëve nga qytetet e ndryshme të Kosovës.