“Dardanët” e zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Izraelin
Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar të mërkurën mbrëma stërvitjen zyrtare në “Nagyerdei Stadion” në Debrecen, në prag të ndeshjes ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve.
Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se atmosfera në kampin e Dardanëve është shumë e mirë, ndërsa futbollistët janë maksimalisht të motivuar për t’u rikthyer te rezultatet pozitive.
"Dardanët zhvilluan stërvitjen zyrtare në “Nagyerdei Stadion” në Debrecen Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sonte stërvitjen zyrtare në “Nagyerdei Stadion” në Debrecen, në prag të ndeshjes së radhës në Ligën e Kombeve kundër Izraelit. Atmosfera në prag të kësaj sfide është shumë e mirë dhe futbollistët janë maksimalisht të motivuar për t’u kthyer te rezultatet pozitive", ka shkruar FFK.