Von der Leyen e nis me fjalë optimiste vizitën në Tiranë, thotë se atje po punojnë shumë për ta bërë ëndrrën evropiane realitet
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka filluar vizitën e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Sot, ajo është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për të cilin ajo ka thënë se po ‘’punon fort për ta shndërruar ëndrrën evropiane të Shqipërisë në realitet’’.
Postimi:
Jam i lumtur ta nis turneun tim në Ballkanin Perëndimor nga Shqipëria.
I dashur Edi Rama, po punoni fort për ta shndërruar ëndrrën evropiane të Shqipërisë në realitet.
Përqendrimi te reformat, nga drejtësia te mjedisi, është thelbësor.
Duke ruajtur njëkohësisht një dialog të fortë me shoqërinë.
Qëllimi është në horizont. Kështu do ta arrijmë.