Foda për ndeshjen ndaj Izraelit: Presim ndeshje të fortë, do të mundohemi të jemi sa më agresivë
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencën për media para ndeshjes ndaj Izraelit nesër në Ligën e Kombeve.
Ai tha se Izraeli është ekip i mirë, pavarësisht rezultateve, ndërsa theksoi se do të mundohen të jenë sa më agresivë.
“Izraeli është një përfaqësuese e vështirë. Pavarësisht rezultateve ka treguar se është përfaqësuese e mirë. Ka futbollistë teknikë, të shpejtë dhe me lojtarë të fortë individual. Presim ndeshje të fortë, por ne do të mundohemi të jemi sa më agresiv në këtë përballje”, tha Foda.
Ndeshja ndaj Izraelit luhet nesër në Hungari me fillim nga ora 20:45.