Publikohen oraret e nisjes së autobusëve për protestën e 1 tetorit
Për protestën e 1 tetorit në Prishtinë, e cila do të mbahet nën moton “Jo në emrin tim!”, është organizuar transport me autobusë nga qytete dhe vendbanime të ndryshme të Kosovës.
Sipas njoftimit të organizatorëve, autobusët do të nisen nga pika të ndryshme nëpër komuna, ndërsa destinacioni final është sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë.
Protesta është paralajmëruar të nisë në orën 16:00.
Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës, duke ftuar pjesëmarrësit të vijnë “me familje, me miq, me kolegë dhe me bashkëqytetarë”.
Orari dhe pikat e nisjes për secilën komunë janë paraqitur në fotografinë e publikuar nga organizatorët. /Zëri