Von der Leyen në Kosovë, Kurti: Po përgatitemi për këtë vizitë të jashtëzakonshme
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Qeveria është duke u përgatitur intensivisht për takimin e nesërmen me presidenten e Komisionit Evropian, Ursual von der Leyen.
Për këtë arsye, Kurti bëri të ditur se të martën dhe sot nuk ka arritur të takohet me kreun e PDK-së Bedri Hamza dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
“Dje e sot nuk jam takuar me dy krerët e partive opozitare, Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku, për shkak të punëve që kishim dje, duke përfshirë edhe përgatitjen e mbledhjes së sotme, ndërsa tash na duhet të përgatitemi për vizitën që kemi nesër të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Pra është një vizitë e jashtëzakonshme, ajo po vjen në Ballkan, në mesin e shteteve që ajo do të vizitojë në Ballkan është edhe Republika e Kosovës, ne jemi shumë falënderues dhe mirënjohës”, tha Kurti.