Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së: Jo në emër të popullit të Kosovës
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e nesërme në Prishtinë, në mbrojtje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër vendimit dënues ndaj udhëheqësve të UÇK-së.
Haradinaj, përmes një videoincizimi në rrjetin social Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës, e cila do të mbahet nesër në orën 16:00, në sheshin e kryeqytetit.
“Vendimi dënues ndaj udhëheqësve të UÇK-së është i papranueshëm dhe i padrejtë”, ka shkruar Haradinaj.
Ai e ka përmbyllur thirrjen me mesazhin: “Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës”.
“Duke mbrojtur luftën e drejtë çlirimtare, mbrojmë atdheun”, ka thënë Haradinaj.