Alban Dudushi, Ermal Fejzullahu e Korab Shaqiri, sonte në protestën “Jo në emrin tim”

Artisti Ermal Fejzullahu, gazetari shqiptar Alban Dudushi dhe kantautori Korab Shaqiri do t’u drejtohen sonte qytetarëve në natën e 15-të të protestës “Jo në emrin tim”, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Sipas programit të organizatorëve, pjesë e protestës do të jetë edhe organizatori Çlirim Haziri, ndërsa betimin e ushtarit do ta sjellë veterani i UÇK-së, Fazli Muharremi.

Protesta nis në orën 21:00 dhe zhvillohet në vazhdën e kundërshtimit të aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe kërkesave për veprime institucionale lidhur me këtë çështje.

Ndërkohë, për nesër, më 1 tetor, është paralajmëruar një tjetër protestë në të njëjtin shesh, e cila do të nisë në orën 16:00.