Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë

Një tërmet me magnitudë 6.0 ballë të shkallës Rihter ka goditur prefekturën jugore japoneze të Okinawas, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë.

Epiqendra ishte e vendosur pranë ishullit të largët të Yonaguni,dhe fokusi ishte në një thellësi prej 10 kilometrash.

Nuk ka raportime për viktima ose dëme materiale dhe nuk u lëshua asnjë paralajmërim për cunami.

Japonia është ndër vendet me rrezikun më të lartë të tërmeteve në botë, pasi ndodhet në Unazën e Zjarrit të Paqësorit, ku takohen disa pllaka tektonike.