Maran pas ndeshjes: I lumtur me fitoren, kursyem forcat për shkak të orarit të ngjeshur

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Rolando Maran, ka analizuar paraqitjen e kuqezinjve pas ndeshjes së fundit, duke theksuar rëndësinë e marrjes së pikëve dhe menaxhimit të ngarkesës fizike në një kalendar mjaft të ngjeshur.

Tekniku italian u shpreh i kënaqur me rezultatin përfundimtar, ndonëse pranoi se në fushë mund të jepej më shume.

Mendoj se ka qenë një formë për të kursyer edhe forcat, pasi kemi katër ndeshje njëra pas tjetrës. Jam i lumtur për rezultatin, ndonëse mund të kishim bërë më tepër sa i përket paraqitjes. E kishim kontrollin e topit, por duhej të hynim më mirë në pjesën e dytë dhe të krijonim më shumë raste. Në përgjithësi jam i kënaqur,” tha Maran.

Trajneri i Shqipërisë u ndal edhe te presioni dhe vështirësitë që bartin duele të tilla, duke marrë shembull rivalët e grupit:

Maran shpjegoi gjithashtu se ndërhyrjet në formacion gjatë lojës kishin për qëllim ruajtjen e futbollistëve kyç dhe shmangien e ndëshkimeve.