“Jo në emrin tim”, nis nata e 14-të e protestës në Prishtinë

Ka nisur sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë protesta e 14-të me radhë, nën moton “Jo në emrin tim”, kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Qytetarët janë mbledhur në shesh, ndërsa protesta po zhvillohet me kërkesa dhe mesazhe kundërshtuese ndaj aktgjykimit.