Avokati raporton se u kanos nga një 48-vjeçar në Ferizaj, i dyshuari ndalohet për 48 orë
Një avokat ka raportuar në Policinë e Kosovës se është kanosur nga një person në Ferizaj.
Sipas të dhënave të Policisë, rasti është raportuar më 29 shtator 2026, rreth orës 12:10, në stacionin policor në Ferizaj. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në rrugën “Hajredin Reshani”.
I dyshuari, me inicialet M.M., 48 vjeç, dyshohet se e ka kanosur avokatin për shkak të pakënaqësisë lidhur me ushtrimin e detyrës së mbrojtjes juridike në një çështje të mëparshme penale.
Hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa me vendim të prokurorit rasti është iniciuar për veprën penale “Kanosja”.
I dyshuari M.M. është ndaluar për 48 orë, me vendim të prokurorit.