Gjyqtarët e Apelit në Hagë që vendosin për krerët e UÇK-së, gjykuan edhe te rastet e Calit e Shalës

Paneli i Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë që do të vendos për rastin e ish-krerëve të UÇK-së tashmë është caktuar.

Trupi gjykyes që do ta trajtojë lëndën përbëhet nga:

Michele Picard, gjyqtare franceze, kryetare e Panelit;

Kai Ambos, gjyqtar gjerman, anëtar;

Nina Jorgensen, gjyqtare norvegjeze, anëtare.

Ata do të shqyrtojnë kërkesën e përbashkët të mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për zgjatjen e afatit për paraqitjen e njoftimit për ankesë ndaj aktgjykimit të shkallës së parë.

Që të tre u caktuan nga Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova.

Paneli është ngarkuar të vendosë për kërkesën e mbrojtjes, si dhe për çdo parashtresë tjetër të palëve që lidhet me njoftimin e ankesës kundër aktgjykimit të çështjes Thaçi dhe të tjerët.

Kujtojmë se më 16 shtator, shkalla e parë e Gjykatës Speciale i dënoi me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, Kadri Veselin me 18 vjet e Rexhep Selimin me 13 vjet burgim.