Sulm me thikë në një shkollë në Sllovaki, një e vdekur dhe dy të plagosur

Një sulm me thikë në një shkollë në Staskov, në veriperëndim të Sllovakisë, ka lënë të vdekur një grua 61-vjeçare dhe të plagosur një grua tjetër dhe një fëmijë.

Sipas shërbimeve emergjente, dy të plagosurit janë dërguar në spital. Njëra prej tyre, 44-vjeçare, ka pësuar plagë në gjoks.

Mediat sllovake raportojnë se viktima ishte mësuese, ndërsa e plagosura tjetër ishte po ashtu mësuese dhe fëmija ishte nxënës i shkollës.

Sulmi dyshohet se është kryer nga një nxënës i klasës së tetë, i moshës 13 deri në 15 vjeç.

Policia ka konfirmuar se po heton një “vepër të dhunshme” dhe ka bërë të ditur se situata tashmë është nën kontroll.

Kryeministri sllovak Robert Fico shprehu ngushëllimet e tij për viktimën, ndërsa presidenti Peter Pellegrini tha se ishte i tronditur nga fakti që një nxënës kishte sulmuar mësues dhe një bashkëmoshatar. Ai bëri thirrje për qetësimin e situatës dhe shmangien e radikalizimit të mëtejshëm. /euronews.