Lista Serbe nuk i dërgon emrat për komisionet parlamentare

Seanca e Kuvendit të Kosovës i vazhdoi punimet me votimin e përbërjeve për 16 komisionet parlamentare.

Pas propozimit nga ana e grupeve parlamentare, kryetarja Albulena Haxhiu deklaroi se Lista Serbe nuk i ka dërguar emrat për këto komisione.

Në këtë seancë, pos votimit të komisioneve, u bë betimi edhe i deputetëve të rinj.

Pika kryesore e seancës së sotme ishte miratimi i deklaratës së propozuar nga PDK-ja për aktgjykimin e Speciales dhe në mbrojtje të UÇK-së.