Deklarata për çlirimtarët, Rugova: Duhet votuar, por ta shohim si po koordinohet teksti

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë plenare, ku në rend dite është miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026.

Para nisjes së seancës, Rugova tha se deputetët e LDK-së do ta koordinojnë qëndrimin pasi ta shqyrtojnë tekstin e deklaratës.

“Ta shohim. Jemi duke shkuar në mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe do të shohim. Patjetër duhet me votu, vetëm ta shohim qysh po koordinohet teksti”, u shpreh ai.

Rugova foli edhe për situatën politike në vend, duke theksuar se është e rëndësishme të zgjidhet presidenti i Kosovës dhe të shmangen zgjedhjet e reja.

“Po presim të shkojmë në takim. Mirë është me u zgjedh presidenti i Kosovës, t’i shmangim zgjedhjet për hir të popullit të Kosovës dhe për hir të miqve tanë ndërkombëtarë”, tha Rugova.