Von der Leyen të enjten do ta vizitojë Kosovën
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, viziton këtë javë Ballkanin Perëndimor.
Sipas agjendës së publikur në faqen e Komisionit Evropian, turneun e saj, Von der Layen do ta nisë të mërkurën më 30 shtator në Tiranë në takimet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Me 1 tetor ndërkaq, Von der Leyen do të qëndrojë në Kosovë, ku do të takohet ndaras me ushtruesen e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu dhe kryeministrin Albin Kurti. Të njëjtën ditë ajo do të qëndrojë edhe në Podgoricë, kurse më 2 tetor në Shkup. /rtk