S’e hapi derën e as s’u përgjigj në telefon, gruaja nga Ferizaj raportohet e zhdukur
Që nga 23 shtatori një grua në Ferizaj është raportuar e zhdukur dhe nuk dihet asgjë për të, shkruan Zeri.info.
Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë, rasti është lajmëruar në stacionin policor gjatë së dielës.
Sipas raportit, e njëjta nuk është lajmëruar në telefon e as nuk e hap derën e banesës që nga 23 shtatori.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Person i zhdukur
Ferizaj / 23.09.2026 – 17:00. Më 27.09.2026 është raportuar se viktima femër kosovare nga data e lartcekur nuk është lajmëruar në telefon dhe nuk e hap derën e banesës. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet. /Zëri