Foda: Do duhej që ne të ishim në epërsi, goli i dytë ndryshoi lojën

Trajneri i Kosovës, Franco Foda komentoi humbjen e "Dardanëve" ndaj Austrisë me rezultat 3-1 duke thënë se Kosova kishte mundësinë që të shënonte e para në këtë takim.

Ai tha se momenti që ndryshoi lojën është goli i pranuar në minutën e fundit të pjesës së parë të takimit.

Foda theksoi se skuadra nuk punoi mirë në mbrojtje, kurse në sulm u humbën topat shumë lehtë.

"Normalisht do duhej të ishim në epërsi që në fillim të pjesës së parë, ajo çka e ndryshoi komplet lojën është goli i dytë në fund të pjesës së parë që nuk do duhej të ndodhte. Pas pauzës patëm mundësi ne të shënojmë golin e parë, kurse pas pauzës loja kishte përfunduar edhe pse skuadra luftoj deri në fund. Sonte nuk punuam mirë në mbrojtje, kurse në ofanziv humbëm topa shumë lehtë", tha ai.