Mijëra qytetarë mblidhen në shesh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Mijëra qytetarë janë mbledhur sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta pritet të nisë në minutat në vijim, ndërsa në shesh tashmë është krijuar një numër i madh i pjesëmarrësve.
Tubimi mbahet në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, me të cilin ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burgim.
Në protestë pritet të ketë edhe fjalime nga organizatorët dhe pjesëmarrësit.