Pamje nga aksioni në veri: Sekuestrohen mijëra euro e dinarë serbë [video]

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë publikuar pamje nga operacioni i zhvilluar sot në disa lokacione në veri të vendit, në kuadër të hetimeve për dyshime për krime lufte kundër popullsisë civile.

Në këtë aksion janë arrestuar nëntë persona, të cilët me aktvendim të Prokurorisë Speciale janë ndaluar për 48 orë. Të dyshuarit janë D.D., M.R., M.R., R.R., S.D., S.D., V.L., R.R. dhe D.D.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, të mbështetur nga njësi të tjera të Policisë së Kosovës, kanë kryer kontrolle në disa lokacione në komunën e Zubin Potokut.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar nëntë telefona mobilë, dy libreza ushtarake, një armë e gjatë, një pushkë gjuetie, municion, katër predha, rreth 23 mijë euro dhe rreth 60 mijë dinarë serbë.

Nëntë personat dyshohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

PAMJE: