Sulmohet fizikisht një infermiere gjatë detyrës në Prishtinë
Një infermiere dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një person në Prishtinë, derisa ishte duke kryer detyrën zyrtare.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth mesditës, në rrugën “Pandeli Sotiri”.
Infermierja, së bashku me ekipin mjekësor, kishte shkuar në shtëpinë e të dyshuarit për t’i ofruar tretman mjekësor, ndërsa pas përfundimit të trajtimit, i dyshuari dyshohet se ka nisur një konflikt verbal dhe më pas e ka sulmuar fizikisht infermieren.
“Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin e Policisë.