Nga Maqedonia e Veriut drejt Kosovës, dy persona gjenden të fshehur në kamion
Policia ka identifikuar dy persona, shtetas të huaj pa dokumentacion, të cilët ishin fshehur në rimorkion e një kamioni që kishte hyrë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut përmes pikës kufitare në Han të Elezit.
Rasti është evidentuar të shtunën, pasi kamioni, i tipit Mercedes me targa vendore, ishte vendosur në terminalin doganor për procedurat e mëtejshme.
Gjatë kontrollit të rimorkios, zyrtarët policorë kanë gjetur të fshehur dy shtetasit e huaj.
Me urdhër të prokurorit, personat janë intervistuar dhe më pas janë liruar për procedurë të rregullt.