Tasholli mirëpret në shesh motoristët e MK “Veteranët e UÇK-së”
Motoristët e MK “Veteranët e UÇK-së” - Zona Operative e Nerodimes dhe të Unionit Shqiptar të Motoçiklistëve kanë mbërritur në Prishtinë, pasi janë nisur nga Vërmica duke rrugëtuar në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Ismail Tasholli nga platforma Liria Ka Emër ka falënderuar motoristët për rrugën që kanë marrë.
“Rrugën që e keni marrë në marshin e juj për me e përçu një mesazh shumë të rëndësishëm: Jo në emrin tim”, iu drejtua Tasholli, motoristëve.
“Kjo është motoja e secilës prej protestave tona. Po ju shoh si ushtarë çlirimtarë ku secili që merr pjesë në këto protesta për me e përçu zanin tonë nuk është kurrgjo as ma shumë as ma pak a shumë se çlirimtar".
“Sepse lufta jonë ka qenë e pastër. Ju e dini të gjithë. E di krejt Kosova. E di krejt bota”.
“Falënderoj të gjithë, edhe ata nga Shqipëria e vende të tjera”. /klankosova