Mickoski-Guterres: U konfirmua bashkëpunimi mes Kombeve të Bashkuara dhe Maqedonisë së Veriu

Kryeministri Hristijan Mickoski, mbrëmë në selinë e organizatës botërore në Nju-Jork pati takim me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Antonio Guterres

Në takim, siç kumtoi zyra e Guterresit, u cek bashkëpunimi i shkëlqyeshëm i afërt mes Kombeve të Bashkuara dhe Maqedonisë së Veriut.

Guterresi dhe Mickoski gjithashtu biseduan edhe për integrimet evropiane, bashkëpunimin rajonal dhe mbëshetjen e multilateralizmit.

Kryeministri i Maqedonisë, paraprakisht pati fjalim në debatin e përgjithshëm të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përjgithshme të Kombeve të Bashkuara.