Benita me një rrëfim të rrallë: Kam reflektuar pas Big-ut, e kam pa që nuk duhet me i besu gjithkujt

Këngëtarja dhe ish-banorja e BBVK-së, Benita Zena, është rikthyer së fundmi në paraqitjet publike, pas një pauze nga vëmendja mediatike.

Ajo ka bërë të ditur se mungesa e saj nga skena publike dhe nga projektet muzikore erdhi si pasojë e disa çështjeve personale.

“I kam pasur disa probleme të mia personale, dhe nuk më ka interesuar kurrgjë, thjesht atë mallin e Big-ut e kam shfrytëzuar krejt jashtë, çdo minutë me ta, kam pushuar, kam punuar me veten, nuk është që nuk kam punuar, por tash kam me i lapsu”, tha ajo në Kosova Today.

Përveç të tjerash, pas përfundimit të garës në Big Brother VIP Kosova, Benita deklaroi se ka reflektuar shumë si njeri.

“Kam mësuar, kam reflektuar me veten, e kam pa që nuk duhet me i besu gjithkujt, duhesh me e mësu edhe fjalën jo, sepse para Big-ut nuk e kam ditur atë fjalë”, tha këngëtarja.

Benita Zena ishte një nga banoret e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Kosova”, ku arriti të qëndronte deri në fazën e gjysmëfinales.

Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në Kosovë, ajo tërhoqi vëmendjen e publikut me personalitetin dhe mënyrën e saj të lojës, duke u bërë një prej banoreve më të komentuara të këtij edicioni.