Kosovari plagoset me armë zjarri në Tiranë

Një 33-vjeçar kosovar është plagosur me armë zjarri në këmbë, pas një konflikti të ndodhur në rrugën “Egnatia”.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur më 25 shtator 2026, ndërsa rreth orës 14:35 shtetasi kosovar me inicialet Gj. K. është paraqitur në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, transmeton Zeri.info.

Sipas hetimeve paraprake, plagosja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor. /Zëri