Hamza: Më 1 tetor do të jemi bashkë me veteranët, studentët dhe qytetarët
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me të cilët ka diskutuar për sfidat me të cilat po përballet vendi.
Hamza ka thënë se gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e ruajtjes së dinjitetit, të së vërtetës për luftën dhe të vlerave për të cilat, sipas tij, janë sakrifikuar breza të tërë.
“Veteranët e UÇK-së bartin mbi supe pjesën më të rëndësishme të historisë së vendit tonë. Ata qëndruan në ditët më të vështira dhe sakrifikuan për lirinë”, ka shkruar Hamza.
Ai ka njoftuar se më 1 tetor, në orën 16:00, do t’u bashkohet veteranëve, studentëve dhe qytetarëve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
“Të gjithë bashkë kundër padrejtësisë!”, ka shkruar Hamza. /Zëri