Ambasada Amerikane: Mezi presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka deklaruar se pret të bashkëpunojë me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës për avancimin e prioriteteve të përbashkëta.

“Ambasada e SHBA-së mezi pret të punojë me Qeverinë dhe Kuvendin për të avancuar prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë paqen, stabilitetin rajonal dhe prosperitetin e ndërsjellë”, ka shkruar Ambasada në një postim në faqen zyrtare në Facebook, transmeton Zeri.info.

Reagimi i Ambasadës vjen pasi Gjykata Kushtetuese ditë më parë konstatoi se nuk kishte shkelje të kushtetueses në konstituimin e Kuvendit dhe votimin e Qeverisë së re. /Zëri