Rikthehet furnizimi me ujë në rrugën “Ferid Domi” në Gjakovë
KRU “Gjakova” SHA ka njoftuar se është sanuar defekti në gypin me diametër Ø90 milimetra në rrugën “Ferid Domi”, duke bërë të mundur rikthimin e furnizimit me ujë të pijshëm.
Sipas njoftimit, furnizimi me ujë është rikthyer pas përfundimit të punimeve për sanimin e defektit.
KRU “Gjakova” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe durimin.