Rita Ora dhe Taika Waititi duken në disponim të mirë, teksa largohen bashkë pas një mbrëmjeje romantike në Los Angeles

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi, janë parë së bashku gjatë një daljeje në Los Angeles.

Çifti u fotografua teksa largohej me veturë pas një darke në restorantin e njohur Craig’s, një nga lokacionet më të frekuentuara nga personazhet e famshëm në qytet.

Në fotografitë e publikuara, Rita shihet në ulësen e pasagjerit, ndërsa Waititi ndodhet në timon, teksa dyshja largohej nga restoranti pas mbrëmjes së kaluar së bashku.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare dukej në humor të mirë, ndërsa çifti tërhoqi vëmendjen e fotografëve gjatë largimit nga lokali.

Rita Ora dhe Taika Waititi prej kohësh janë një nga çiftet më të komentuar të showbizit ndërkombëtar, ndërsa daljet e tyre publike vazhdojnë të tërheqin interesin e mediave rozë.

Dalja e fundit e çiftit vjen pas darkës së tyre në Craig’s të Los Angelesit, më 22 shtator.