Ushtroi dhunë ndaj një femre në Istog, i dyshuari lirohet me procedurë të rregullt

Një mashkull dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një femre në Istog.

Sipas raportit të Policisë për 24 orë, rasti ka ndodhur më 23 shtator, në orën 18:00.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, kurse i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Zëri