Kurti nuk përgjigjet nëse do të marrë pjesë në protestat për UÇK-në
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është përgjigjur nëse do të marrë pjesë në protestat që po mbahen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë.
“A do t’ju shohim në protesta për UÇK-në, që po mbahen në shesh?”, ishte pyetja e një gazetari drejtuar shefit të qeverisë, transmeton Klankosova.
“Sot është trevjetori i Afrim Bunjakut, t’i lëmë temat tjera në momente tjera”, dëgjohet Kurti, në videon e publikuar nga Indeksonline.
Protestat në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit po vazhdojnë, jo vetëm në Prishtinë, por edhe në qytete tjera.