Italia dhe Shqipëria forcojnë bashkëpunimin ushtarak
Një delegacion ushtarak italian, i kryesuar nga gjeneralmajor Luigi Casali, zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri, në kuadër të bashkëpunimit për realizimin e projektit të portit ushtarak në Porto Romano.
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Blerina Abrazhda priti delegacionin italian në Ministrinë e Mbrojtjes.
Në vijim të vizitës u zhvillua një takim pune në Forcën Detare, si dhe një inspektim në terren në zonën e Porto Romanos, ku parashikohet të ndërtohet kompleksi portual.
Ministria e Mbrojtjes e cilësoi bashkëpunimin me palën italiane si një kontribut për forcimin e sigurisë në Adriatik.