Sonte akademi përkujtimore për Afrim Bunjakun

Sonte në Prishtinë do të mbahet akademi përkujtimore për rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakun.

Bunjaku u vra tre vjet më parë gjatë sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Akademia, e cila mbahet nën patronatin e Zyrës së Kryeminbistrit, do të zhvillohet në orën 20:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në kryeqytet.