Kuvendi i Shqipërisë miraton projektligjin për dërgimin e trupave në Gazë

Me 106 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi në Shqipëri ka miratuar në tërësi pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit në Gazë.

Projektligji parashikon që Shqipëria mund të kontribuojë me trupa në Gazë, me një numër maksimal deri në 40 ushtarakë.

Dërgimi i trupave në Gaza bëhet në kuadër të Forcës së Stabilitetit të krijuar nga Bordi i Paqes, nismë e thirrur nga presidenti amerikan Donald Trump.