Shefi i EULEX-it për Banjskën: Përgjegjësit të sillen para drejtësisë

Në trevjetorin e vrasjes së rreshterit Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit, atë e ka përkujtuar edhe EULEX-i.

Përmes një postimi, shefi i Misionit EULEX, Antero Lopes, tha se përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë.

“Kanë kaluar tre vjet që nga dita kur rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, dha jetën në krye të detyrës. Ishte një nder i veçantë për mua të nderoja kujtimin e tij dhe sakrificën e tij sublime në mbrojtje të rendit dhe sundimit të ligjit. Ata që janë përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”, citohet të ketë thënë Lopesi.