Vendoset gur themeli i obeliskut të heroit, Afrim Bunjaku [foto]
Në Banjskë të Zveçanit është vendosur gur themeli i obeliskut të heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.
Vendosja e tij u bë në trevjetorin e rënies së rreshterit të Policisë së Kosovës, në sulmin terrorist serb.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, foli për sulmin e tmerrshëm që goditi Kosovën, ndërsa tha se Policia e Kosovës bashkë me heroin Afrim Bunjaku mundësoi dështimin e këtij sulmi.
“Kjo bëri që plani i Serbisë të dështonte”, tha ajo.
Ndërsa sa i përket obeliskut, Haxhiu tha se është akt mirënjohjeje ndaj Afrim Bunjakut dhe sakrificës së tij.