Vlora Hyseni shkon në GJKKO, momenti kur hyn në ambientet e gjykatës

Ish -drejtuesja e SHISH-it Vlora Hyseni ka shkuar këtë të enjte në GJKKO për seancën e pyetjeve lidhur me masën e saj të siguresë “Arrest në shtëpi”.

Hyseni është parë për herë të parë nga mediat, pas lajmeve që kanë dalë në drejtim të saj për bashkëpunim me Ergys Agasin.

Hyseni shihet tek hyn dhe pyetet nga gazetarët mbi lajmet e dala.

Ish-drejtuesja e SHISH-it, e shoqëruar nga avokatia, hyn brenda duke iu shmangur komenteve.