Hoxhaj nga protesta: Prishtina rreh me zemrën e UÇK-së
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka publikuar fotografi nga protesta e mbajtur sonte në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Kjo ishte nata e tetë radhazi që qytetarët u mblodhën në shesh në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-krerëve të saj.
“Edhe sonte, Prishtina rreh me zemrën e UÇK-së! ”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook, krahas fotografisë nga protesta.
Hoxhaj ka marrë pjesë që nga dita e parë e organizimeve në këto tubime të qytetarëve, të cilët po kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.