Sulmet ruse me dronë lënë rreth 100 mijë familje pa internet në Kiev
Rreth 100 mijë familje në Kiev dhe në zonat përreth kryeqytetit ukrainas kanë mbetur pa akses në internet pas sulmeve me dronë rusë.
Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Transformimit Dixhital të Ukrainës, e cila njoftoi se ekipet teknike po punojnë për vlerësimin e dëmeve dhe rikthimin e shërbimeve.
Sulmet me dronë ndodhën në disa valë, nga orët e mëngjesit deri në fillim të pasdites, duke shkaktuar dëme në infrastrukturën e komunikimit.
Autoritetet ukrainase vijojnë punën për riparimin e rrjetit dhe rikthimin e internetit për familjet e prekura. /abcnews